Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për ABC News se ai pret që të arrihet një marrëveshje me Iranin për zgjatjen e armëpushimit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda javës së ardhshme.
Duke folur përmes telefonit me korrespondentin në Uashington të ABC News, Jonathan Karl, më 1 qershor, Trump tha se një marrëveshje e paqes mund të jetë “edhe më e mirë sesa një fitore ushtarake”.
Një draft-marrëveshje, e ndërmjetësuar nga Pakistani, javët e fundit është përcjellë mes dy palëve, teksa shumë pasiguri përcjellin negociatat. Një marrëveshje e përkohshme armëpushimi është në fuqi që nga prilli, megjithëse marrëveshja është sfiduar nga sulmet sporadike.
SHIKONI EDHE:
Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerëEkspertja e gjeopolitikës: Marrëveshja që të gjithë po e presin vjen me zgjedhje të vështira për IraninKa pasur, tha presidenti, “armiqësi të mëdha” nga Irani.
“Nuk është gjë e lehtë për ta. Në fakt, nuk është e lehtë as nga pikëpamja jonë. Por, ne po bëjmë aq që duhet bërë”, tha Trump.
Sa i përket afatit kohor për një marrëveshje të mundshme, presidenti Trump tha se “mendojmë se po flasim për javën e ardhshme”.
Udhëheqësi amerikan tha se një marrëveshje nuk është arritur deri më tani sepse “më duhet të siguroj edhe disa pika të tjera”.
Ditëve të fundit, Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë këmbyer sulme, me forcat amerikane që njoftuan për sulme “vetëmbrojtëse” ndaj caqeve iraniane dhe Irani la të kuptohet se kishte sulmuar një bazë amerikane në Kuvajt.
SHIKONI EDHE:
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në IranPërpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje vijnë në kohën kur mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po pengon në mënyrë të konsiderueshme furnizimet globale me naftë dhe ka bërë që çmimet e energjisë të rriten.
Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, e cila filloi më 28 shkurt, ka vrarë mijëra njerëz dhe ka destabilizuar Lindjen e Mesme.
Ngushtica e Hormuzit është një rrugë jetike detare përmes së cilës kalon pothuajse pothuajse 20 për qind e furnizimit botëror me naftë nga Gjiri drejt tregjeve ndërkombëtare.