“Gjueti njerëzish”: Droni rus ndjek shitësin në treg

Your browser doesn’t support HTML5

Policia Kombëtare ukrainase ka publikuar një video që, sipas saj, shfaq një dron rus duke ndjekur dhe duke sulmuar një burrë që shiste mallra në një treg në qytetin e Hersonit. Shitësi 52-vjeçar mbijetoi, por pësoi traumë nga shpërthimi, tronditje, dhe plagë nga copëzat e predhës, sipas autoriteteve. Taktika e terrorit është quajtur “gjueti njerëzish”, ku banorët ndiqen nga dronët që lëshojnë bomba vdekjeprurëse. Zyrtarët ukrainas të zbatimit të ligjit po e dokumentojnë këtë incident si një tjetër krim lufte, i kryer nga Rusia. KUJDES: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! (Përgatiti: Mahir Elshani)