Miliarderi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka krijuar një anketë në rrjetin social, Twitter, duke pyetur 62.6 ndjekësit e tij, nëse duhet t’i shesë 10 për qind të aksioneve.
Votimi, që mbyllet më vonë gjatë ditës së diel, mund ta bëjë atë të heqë dorë nga miliarda dollarë të aksioneve të kompanisë.
Ai ka premtuar se do të veprojë sipas rezultatit.
Veprimi i tij është përgjigje ndaj taksave për miliarderë, që janë propozuar nga demokratët amerikanë.
Sipas këtij plani, Musk, i cili është një prej njerëzve më të pasur në botë, mund të përballet me taksa të larta.
Deri të dielën në mëngjes, 57 për qind e 2.8 milionë respodentëve kanë votuar “po”.
Shefi ekzekutiv i Teslas ka aksione në vlerë të 200 miliardë dollarëve.
Sipas planeve të propozuara nga Partia Demokratike në Senatin amerikan, miliarderët mund të tatohen për "fitimet e parealizuara", kur çmimi i aksioneve të tyre rritet - edhe nëse ata nuk shesin asnjë nga aksionet e tyre.
Kritikët kanë thënë se vlera e aksioneve nuk rritet gjithmonë.