Iranianët festojnë pas sulmeve ajrore kundër Izraelit

Iranianët festuan në Teheran, pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) nisi sulme ajrore kundër Izraelit. Ushtria izraelite tha se bashkë me forcat aleate i kanë shkatërruar shumicën e dronëve dhe raketave iraniane, përpara se të godisnin në caqe.

Sulmi i Iranit ishte i pari i drejtpërdrejtë në territorin e Izraelit.

Qytetarët u mblodhën me flamuj iranianë dhe palestinezë në Sheshin e Palestinës në Teheran.

Disa qytetarë duke festuar në rrugët e Teheranit.

Disa të tjerë festuan me një model plumbi dhe me flamuj në rrugët e Teheranit.

Irani sulmoi Izraelin pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Një qytetar mban një fotografi të komandantit ushtarak iranian, Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron të SHBA-së më 3 janar, 2020, pranë aeroportit të Bagdadit.

Pas njoftimeve se Irani lëshoi dronë dhe raketa, në Izrael u aktivizua menjëherë sistemi antiraketor.

Qielli mbi Jerusalem pasi Irani lëshoi ​​dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit.