Java nëpërmjet fotografive

Sulmuesi Milot Rashica e kaloi Kosovën në epërsi 1:0 pak para pushimit mes pjesëve,në ndeshjen Kosovë - Izrael në Prishtinë, 12 nëntor 2023. 

Policia e Kosovës rrethoi stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, ku nën masa të rrepta të sigurisë, u zhvillua ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Kjo ishte ndeshja e parë e ekipit të Izraelit që nga nisja e luftës kundër grupit radikal palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja. 

Një burrë duke lëvizuar me biçikletë ndërsa një automjet ushtarak i këmbësorisë kalon nëpër qytetin e Çasiv Jar, pranë vijës së frontit në rajonin e Donjeckut të Ukrainës.

Siluetat e fëmijëve teksa luajnë kriket mes mjegullës në Karaçi, Pakistan.

Një grua në qytetin Avdjiivka të Ukrainës mban një mace ndërsa fqinji i saj shkurton dru zjarri pranë ndërtesës së tyre të banimit, e cila është dëmtuar rëndë nga granatimet e vazhdueshme ruse.

Një pensioniste duke ngrënë një shujtë gjatë një proteste ku u kërkua rritja e pensioneve dhe përmirësimi i kushteve të jetesës, para ndërtesës së Qeverisë në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Një burrë fluturon me një kostum të posaçëm gjatë një fluturimi demonstrues në ekspozitën ndërkombëtare digjitale GoTech World 2023 në kryeqytetin rumun, Bukuresht. 

Ushtarët ukrainas duke qëlluar me mortaja gjatë një stërvitjeje në rajonin e Kievit.

Djemtë afganë të ulur në një kamion së bashku me familjet e tyre teksa kthehen në Afganistan nga Pakistani, në pikën kufitare Çaman përgjatë kufirit me Afganistanin në provincën Baluçistan të Pakistanit.

Një burrë kalon pranë një tabele që përshkruan portretet e oficerëve të ushtrisë ruse në Shën Petersburg, e cila është reflektuar në një pellg.

Sasha Skochilenko, një artiste dhe muzikante 33-vjeçare e akuzuar për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me forcat e armatosura të Rusisë pasi zëvendësoi etiketat e çmimeve të supermarketeve me slogane që protestojnë kundër pushtimit të Ukrainës, reagon brenda grilave për të pandehurit gjatë një seance gjyqësore në Shën Petersburg. Rusia, më 8 nëntor.

Një fotografi e bërë nga lart me dron, tregon gjethet shumëngjyrëshe në vjeshtë në një pyllpranë Debrecenit në Hungari.

Miqtë mbështesin një grua gjatë një funerali për të dashurin e saj, një ushtar ukrainas i cili u vra duke luftuar kundër trupave ruse në rajonin Zaporizhja, Kiev më 7 nëntor.
​

Shitësit e misrit shtyjnë karrocat e tyre të dorës ndërsa mjegulla ka mbështjellë Lahoren, Pakistan.

Një ushtar ukrainas ecën pranë një vitrine dyqani në qendër të Kievit.

Lojtarët afganë duke u lutur gjatë stërvitjeve në prag të ndeshjes për Kupën Botërore të Kriketit për meshkuj 2023, kundër Australisë.

Një person qëndron mbi një makinë ndërsa shikon agun e mëngjesit në Siberi.
​

Refugjatët afganë vendosen në një kamp pranë kufirit Pakistan-Afganistan në mes të dëbimit të një numri të madh emigrantësh nga Pakistani.

Një çift qëndron në fund të një skele ndërsa njerëzit peshkojnë në qytetin jugor të Ukrainës, Mikolajiv.

Një burrë duek ngjyrosur një kamion në punëtorinë e tij në Lahore, Pakistan.

Ndeshja e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, që u zhvillua në Prishtinë, lufta në Ukrainë, e ajri i ndotur nga mjegulla në Afganistan janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)