Fotografitë e javës

Një grua iraniane së bashku me fëmijët e saj, të cilët kanë veshur uniforma të Gardës Revolucionare, pret para një qendre të votimit për zgjedhjet presidenciale më 18 qershor.

Mbështetësit e kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinian marrin pjesë në një tubim zgjedhor në Jerevan më 17 qershor.

Një veturë në rrugët e vërshuara në Yalta të Krimesë më 18 qershor.

Një grua pret në radhë para një qendre votimi në Teheran. Irani mbajti zgjedhjet presidenciale më 18 qershor.

Një aeroplan fluturon në qiellin e Moskës më 17 qershor, teksa në prapavijë shihet gjysmëhëna.

Një fëmijë dhe nëna e tij, që i përkasin fesë Sikh, marrin pjesë në një ceremoni në Lahore të Pakistanit më 16 qershor.

Tifozët e futbollit në Hungari marshojnë drejt stadiumit Pushkash Arena në Budapest, para përballjes së Hungarisë dhe Portugalisë më 15 qershor, në Kampionin Evropian “Euro 2020”.

Një grua kalon pranë një grafiti në Mitrovicë ku shkruan "Nuk heqim dorë". 

 

Kartëmonedha iraniane të ekspozuara në një rrugë në qendër të Teheranit.

Në grua ecën në rrugët e kryeqytetit iranian, Teheran.

Një pjesëtare e komunitetit LGBT merr pjesë në një protestë para Parlamentit hungarez më 14 qershor.

Mbështetësit e Ebrahimit Raisit gjatë një tubimi zgjedhor në Teheran të Iranit.

Një pakistanez në Peshavar pret për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Punëtorët pastrojnë dritaret dhe fasadën e një ndërtese në Baku të Azerbajxhanit.

Sami Ullah, 10-vjeçar, rregullon një makinë në Lahore të Pakistanit.