Fotografitë e javës
Një grua afgane duke qëndruar jashtë një tende në një kamp strehimi të përkohshëm pas tërmetit në fshatin Gajan në Afganistan. Rreth 1.150 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1.500 të tjerë u plagosën në tërmetin shkatërrues të 22 qershorit.
Gjeorgjianët u mblodhën në Tbilisi më 24 qershor për të treguar përkrahje për integrimin evropian të vendit në shenjë pakënaqësi pasi udhëheqësit e BE-së shtynë kandidaturën e Gjeorgjisë, duke e njohur atë si një "anëtar me perspektivë", por duke këmbëngulur se statusi i kandidatit mund të jepet vetëm pasi "të përmbushen prioritetet e përcaktuara".
Një raketë ruse e çaktivizuar 500 kilogramëshe e cila nuk shpërtheu kur ra në një bllok ndërtesash banimi në mars, po largohet në mënyrë të kontrolluar nga një ekip i specializuar në Harkiv, Ukrainë, më 23 qershor.
Një poçar duke punuar në një punishte në periferi të Karaçit, Pakistan.
Afganët duke qëndruar pranë trupave të të afërmve që humbën jetën nga tërmeti në fshatin Gajan, më 23 qershor.
Njerëzit duke festuar solsticin veror gjatë një festivali në fshatin Okunevo në rajonin Omsk të Rusisë, më 21 qershor.
Anëtare e skuadrës së Kazakistanit duke performuar gjatë garës preliminaree në Kampionatin e 19-të Botëror të Notit Artistik FINA, në Budapest, më 23 qershor.
Një pamje e pemës së shenjtë të Aal Luuk Mas në vendin ku mbahet Festivali Kombëtar "Yhyakh Olonkho", në fshatin Verkhneviljuisk, Rusi, më 22 qershor.
Ceremoni në Bishkek për shënimin e përvjetorit të përfshirjes së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, më 1941.
Banorët vendas duke pritur në radhë për ndihma humanitare, ndërsa prapa tyre shihet një ndërtesë banimi e dëmtuar nga sulmet ruse në Borodjanka, Ukrainë.
Afganët shikojnë shkatërrimin e shkaktuar nga një tërmet 6.1 ballësh në provincën Paktika, në Afganistanin juglindor, më 22 qershor.
Një ushtar ukrainas, ndërsa pranë tij një qen, duke vëzhguar nga pozicioni i tij në zonën industriale të Severodonjeckut, më 20 qershor.
Një person shënon Ditën Ndërkombëtare të Jogës në Maqedoninë e Veriut, më 21 qershor.
Skuadra e Ukrainës dëgjon himnin e saj kombëtar pasi fitoi medaljen e artë në finalen e kombinimit të lirë të notit artistik në Kampionatin Botëror në Budapest, më 20 qershor.
Fëmijët e refugjatëve afganë që jetojnë në Pakistan i buzëqeshin kamerës nga brenda tendës së tyre të improvizuar, në periferi të Lahores, më 19 qershor.
Marshimi i komunitetit LGBT në Kishinjev të Moldavisë, më 19 qershor.
Mbështetësit e partisë opozitare Pakistani Tehrik-e Insaf duke dëgjuar liderin e partisë dhe ish-kryeministrin Imran Khan gjatë një tubimi në Karaçi, më 19 qershor.
Fëmijët refugjatë afganë duke protestuar para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Bishkek më 20 qershor.
Disa burra duke shikuar zjarrfikësit që përpiqen të shuajnë një zjarr të shkaktuar nga granatimet ruse në rajonin e Harkivit, 20 qershor.
Mbeturinat në dyshemenë e Akademisë Veterinare Shtetërore të Kopshtit Zoologjik të Harkivit, pasi u dëmtua nga granatimet ruse, më 20 qershor.
Një burrë duke dalë nga dritarja e një ndërtese banimi të dëmtuar pas bombardimeve në Donjeck, Ukrainë, më 20 qershor.
Ushtarët gjuajnë me armë në shenjë nderimi për ushtarin ukrainas, Vladislav Andreev, i vrarë në rajonin e Donjeckut, Buça, më 20 qershor.
Një fushë me lule livande pranë qytetit Çirpan, Bullgari, më 19 qershor.
Mykhailo Romanchuk nga Ukraina duke notuar për garën e 800 metrave në stil të lirë për meshkuj, gjatë Kampionatit Botëror të Notit në Budapest, më 20 qershor.