Shkrepjet më të mira prej rajoneve ku raporton REL-i

Avokat Arianit Koci me gomarë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë më 3 korrik. “I përzgjodha gomarët sepse simbolizojmë kokëfortësinë e deputetëve tanë, ata po sillen tamam si gomarë”, u pati thënë ai gazetarëve.

Turma të mbledhura në Shkup më 18 mars për të nderuar 63 persona e vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një klub nate në Kocani të Maqedonisë së Veriut.Klubi nuk ka pasur licencë dhe as nuk ka pasur infrastrukturë adekuate për dalje emergjente. Në pankartën e mbajtur nga një protestues shkruante: “Lakmia juaj I ktheu fëmijët në hi”.

Mijëra protestues nëpër rrugët e Beogradit më 27 janar në protestat e udhëhequra nga studentët, të nxitura nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit që la të vrarë 16 persona.

Zjarri në Sofje më 1 dhjetor në protestat më të mëdha që janë mbajtur në Bullgari prej viteve ’90, për shkak të një propozimi për buxhetin shtetëror dhe dyshimeve për korrupsion në mesin e elitës politike.

Një grua me qese të mbushura me ujë në Sarajevë në kohën e valës së të nxehtit në Bosnje-Hercegovinë. Fotografi e 25 korrikut 2025.

Ushtari ukrainas Artemi duke vallëzuar me partneren Polinan në qendrën bamirëse “Zemrat guximtare” në Kiev, më 31 maj. “Sa duket lehtë, por fizikisht është shumë e vështirë”, ka thënë ai, kur e ka përshkruar vallëzimin me dy këmbët e amputuara.“Duhet të ëndërrosh, të vendosësh qëllime, të ecësh përpara dhe të bëhesh shembull që asgjë nuk është e pamundur”.

Ihar Losik (djathtas), gazetar bjellorus I Radios Evropa e Lirë, duke përfaquar vëllain e tij, Mikitann ë Vilnius të Lituanisë më 11 shtator, pas lirimit të Iharit nga burgu në Bjellorusi. Ihar ka qenë I burgosur për më shumë se pësë vjet. Dënimi I tij fillestar ishte me burgim prej 15 vjetësh, në akuza të motivuara politikisht. Losik është dërguar në Lituani bashkë me 50 persona tjerë pas negociatave të zhvilluara mes Shteteve të Bashkuara dhe Bjellorusisë.

Çajtorja Rohat në Dushanbe gjatë procesit të rrëzimit të objektit në fillim të marsit. Ndërtesa është pëlqyer nga të gjithë në kryeqytetin taxhik dhe ishte shpallur njëra prej çajtoreve më të mira në botë. Një peticion prej banorëve lokalë për të ruajtur strukturën ka qenë i pasuksesshëm në kohën e bumit të ndërtimit që ka rezultuar me tjetërsim të këtij kryeqyteti në Azinë Qendrore.

Një ushtar kirgiz përgjatë një muri gjembor të instaluar në kufirin e shtetit të tij me Taxhikistanin më 14 tetor. Pas disa dekadash të mospajtimeve mes dy shteteve të Azisë Qendrore për vijën e saktë kufitare, Dushanbeja dhe Bishkeku kanë arritur marrëveshjen për demarkacion më 2025.

Kristale të pasura me uranium shkëlqejnë nën dritën ultravioletë brenda një miniere të braktisur sovjetike në jug të Republikës Çeke, më 4 nëntor. Eksploruesit në këtë shtet të Evropës Qendrore janë duke rizbuluar minierat e braktisura qysh në vitet ’60, periudhë kur të burgosurit politikë janë detyruar të nxjerrin minerale radioaktive për programin e armëve bërthamore të ish-Bashkimit Sovjetik.

Një djalosh duke ecur në Ashgabat të Turkmenistanit në një ditë shkurti me borë.

Një protestuese me flamur të djegur të Rusisë në një protestë të mbajtur më 1 mars në Berlin, të thirrur nga liderët opozitarë rusë, të cilët kundërshtojnë luftën e Kremlinit në Ukrainë.

Politikani dhe oligarku moldavian, Vladimir Plahotniuc, paraqitet në gjyq në Kishinjev më 2 dhjetor për rolin e tij në rastin e njohur në publik si “Vjedhja e shekullit”, në të cilin besohet se 1 miliard dollarë janë përvetësuar nga bankat moldaviane.

Disa gra në Rihnovo, jugperëndim të Bullgarisë më 17 mars në një ceremoni martesë të organizuar nga komuniteti mysliman. Ky fshat malor është i famshëm për martesat që zgjasin me ditë dhe veshjet interesante të nuseve.

Një protestues duke mbajtur flamurin e Gjeorgjisë në qendër të Tbilisit më 16 dhjetor, njëherësh ditën e 384-të e protestave prej shpërthimit të pakënaqësisë në fund të vitit 2024, si pasojë e vendimit të Gjeorgjisë për t’i pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ceremonia e varrimit të Nadias, 24-vjeçare dhe vajzës së saj dyvjeçare Angelina. Të dyja janë vrarë si pasojë e një sulmi rus në kryeqytetin ukrainas, Kiev më 28 gusht.

Mijëra protestues të mbledhur në Pakistan më 7 korrik, duke bërë thirrje për dhënie fund të përleshjeve afër kufirit afgan, ku ka qenë aktivë talibanët e Pakistanit.

Një çift i martuar duke u përqafuar nën rrënojat e banesës së tyre në Kiev, më 17 qershor, si pasojë e sulmit rus. Trupi i djalit të tyre të vogël është gjetur më vonë nën rrënoja.

Këto janë disa prej fotografive më të mira që u shkrepën nga fotografët, kameramanët dhe gazetarët e Radio Evropa e Lirë përgjatë vitit 2025, varësisht prej rajoneve prej nga raportuan. Disa ju falin buzëqeshje, disa lot në sy. Gjykojini vetë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)