2025-ta nga perspektiva e zogut

  • Reuters

Palestinezët e zhvendosur për një kohë në jug të Gazës me vendim të Izraelit, shihen duke u kthyer nëpër shtëpitë e tyre në veri të Gazës, pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera. Armëpushimi i plotë mes dy palëve ka hyrë në fuqi të tetor të vitit 2025, bazuar në një plan të paqes të përpiluar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Fotografi e 27 janarit.

Pamje me dron e ndërtesave të shkatërruara si pasojë e zjarrit në Malibu të Kalifornisë. Fotografi e 15 janarit 2025.

Kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Protestuesit në Kragujevc të Serbisë duke mbajtur 15 minuta heshtje në kujtim të 16 viktimave që vdiqën në nëntorin e vitit 2024 në Novi Sad, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të qytetit. Protesta janë mbajtur gjatë gjithë vitit në Serbi. Fotografi e 15 shkurtit 2025.

Pjesëtarë të klerit duke marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, më 26 prill 2025.

Një pamje prej lart e të ndaluarve duke formuar me lëvizje trupash shkronjat SOS [Ndihmë] në oborrin e qendrës së ndalimit Bluebonnet – të ngarkuar me numër të madh të venezuelasve – në Anson, Teksas. Atëbotë, ata ishin në pritje të një vendimi të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara. Fotografi e 28 prillit 2025.

Ekipet e kërkim-shpëtimit duke inspektuar dëmin e shkaktuar pas sulmit të Iranit kundër Izraelit në një zonë banimi në qytetin Ramat Gan. Fotografi e 14 qershorit 2025.

Gjendja e rënduar në Borsh të Shqipërisë, si pasojë e zjarreve pyjore. Fotografi e 28 korrikut 2025.

Ish-artisti i cirkut, Krystian Kaulis duke notuar me aligatoren amerikane, Zonjën Meyer, në një pishinë të jashtme në Gjermani. Fotografi e 1 gushtit 2025.

Pjesëmarrësit e një festivali me kajak në Shën Petersburg të Rusisë më 2 gusht 2025.

Makinat e djegura si pasojë e zjarreve pyjore në Dymi të Greqisë më 14 gusht 2025.

Një burrë duke ecur mbi një urë buzë luginës së lumit Vjosa, i shpallur rezervë e biosferës nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO). Fotografi e 5 tetorit 2025.

Pamje me dron e një seance stërvitore futbolli që po zhvillohej në një fushë të dëmtuar nga motoçikletat në Gejtshit të Britanisë. Fotografi e 29 nëntorit 2025.

Një tjetër vit me fotografi të jashtëzakonshme nga e gjithë bota, të shkrepura nga lartësia, me ndihmën e dronëve. Fotografi të luftës dhe paqes, siç i kanë parë sytë e fotografëve të agjencisë së lajmeve Reuters. (Përgatiti: Krenare Cubolli)