Imazhet e fotoreporteres iraniane që u dënua për shkak të punës së saj

Një burrë shikon nga një ndërtesë e dëmtuar në Teheran gjatë luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Kjo fotografi është realizuar nga fotoreporterja iraniane Yalda Moaiery, e cila më 8 gusht mësoi se ishte dënuar me 15 vjet burgim për punën e saj.

Yalda Moaiery.

Fotoreporterja akuzohet nga Teherani se u ka dhënë fotografi organizatave të lidhura me SHBA-në dhe Izraelin, si dhe ka dhënë intervista për media që Irani i konsideron armiqësore.

Një fotografi e liderëve të ndjerë suprem të Iranit, Ruhollah Khomeini dhe Ali Khamenei e fotografuar në Teheran pas një sulmi gjatë konfltit mes SHBA-së e Izraelit me Iranin.

Pas ofensivës së befasishme të Izraelit ndaj Iranit në qershor të vitit 2025, Teherani miratoi një ligj që ashpërson dënimet për bashkëpunim me Izraelin, SHBA-në dhe shtetet e tjera që i vlerëson armiqësore.

Viktima në rrugë pas një sulmi në Teheran në fillim të vitit 2026.

Moaiery tha për Reuters se anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike bastisën shtëpinë e saj dhe ai sekuestruan kamerën, pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit në fillim të vitit 2026.

Punonjës të ekipeve të shpëtimit qëndrojnë në vendin që u godit nga një sulm gjatë luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Moaiery është burgosur edhe më parë për punën e saj, përfshirë në vitin 2022, kur kaloi tre muaj në burg pasi fotografoi protestat “Gra, Jetë, Liri”, që tronditën Iranin pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, një 22-vjeçare që u ndalua nga autoritetet nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes islame.

Fotografi e realizuar pas një sulmi gjatë luftës mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Një flamur iranian i gjakosur pas një sulmi gjatë luftës më 2026.

Moaiery është dënuar në mungesë. Ajo nuk dihet se ku ndodhet.

Një punëtor i ekipeve emergjente duke pushuar pas një sulmi gjatë luftës në Iran.

Moaiery tha për Reuters se ajo do të vazhdojë të punojë si fotoreportere për aq kohë sa të mundet.

Një grua e plagosur pas një sulmi në Teheran.

"S'kam asgjë për të humbur", tha Moaiery. "Regjimi mi mori të gjitha dhe e vetmja gjë që ende e kam është e vërteta ime dhe sinqeriteti im si vëzhguese".

Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.