Java nëpërmjet fotografive
Qindra qytetarë marshuan në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars. Aktivistet bënë thirrje për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje. Në 13 vjetët e fundit në Kosovë janë vrarë 55 gra.
Një ushtar ukrainas qëllon me një mortajë 122 milimetërshe rejt pozicioneve ruse në vijën e frontit pranë Bahmutit.
Aktivistët gjatë një tubimi në mbështetje të të drejtave të grave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Baku, Azerbajxhan, me rastin e 8 Marsit.
Pamje e një blloku apartamentesh pranë oxhaqeve të një termocentrali në Omsk, Rusi.
Një kalorës afgan duke kalëruar nëpër borë në Kabul.
Ushtarët ukrainas gjatë një funerali në Kiev mbajnë arkivolin e një ushtari lituanez, i cili u vra derisa po luftonte për Forcat e Armatosura të Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë.
Një vullnetar që punon për një OJQ, përgatit pako ushqimore për t'i shpërndarë te njerëzit e prekur nga shirat e dendur në Gwadar, në Pakistanin jugperëndimor.
Një grua kalon pranë murit përkujtimor kushtuar mbrojtësve të rënë të Ukrainës në luftën ruso-ukrainase, në qendër të Kievit.
Mbështetësit e Partisë Komuniste rreshtohen për të vendosur lule në varrin e Josef Stalinit pranë Murit të Kremlinit për të shënuar 71-vjetorin e vdekjes së tij me mauzoleun e themeluesit sovjetik, Vladimir Lenin, ndërsa në sfond shihet Sheshi i Kuq në Moskë, më 5 mars.
Një grumbullues mbeturinash kërkon materiale të riciklueshme në një kanalizim të kthyer në deponi mbeturinash në një zonë të varfër në Lahore, Pakistan.
Një banore pastron banesën e saj në një ndërtesë të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në qytetin Kurakhovem në Ukrainën lindore.
Gratë afgane duke ecur nëpër një rrugë në Fayzabad.
Petra Banhidi-Farkas nga Hungaria gjatë garës për finalen e kërcimit së gjati, kategoria e femrave, në Kampionatin Botëror të Atletikës në salla të mbyllura në Glasgow, Skoci.
Një burrë afgan duke ushqyer pëllumbat në periferi të Kandaharit.
Një burrë duke punuar në sallën e motorëve të Hidrocentralit Ust-Ilimsk në rajonin e Irkutsk në Siberinë lindore, rreth 5000 kilometra nga Moska.
Një ushtare ukrainase me nofkën "Bullet", që ka shërbyer në ushtri për më shumë se një vit, qëndron para flamujve kombëtarë ukrainas duke përkujtuar ushtarët e rënë të vendit në Sheshin e Pavarësisë në qendër të Kievit.
Një grua merr pjesë në një ceremoni përkujtimore për një komandant të Batalionit të Parë të Mekanizuar, ushtari ukrainas Dmytro Kotsyubaylo, i njohur si "Da Vinci", i cili u vra një vit më parë pranë Bahmutit.
Një afgan hidhet me parashutë në periferi të provincës Bamiyan.
Një grua duke qëndisur me dorë në një veshje në shtëpinë e saj në Karaçi, Pakistan.