Një javë nëpër fotografi

Një qytetar duke votuar në Prishtinë për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.

Të burgosur ukrainas pasi u liruan në një shkëmbim të burgosurish me Rusinë më 5 shkurt.

Një ushtar ukrainas në një tank Leopard 1A5 pranë vijës së frontit në rajonin e Donjeckut. 

Mbështetësit e partisë në pushtet Vetëvendosje valëvitin flamujt kombëtarë shqiptarë gjatë tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore të partisë në Prishtinë më 7 shkurt.

Njerëzit ecin nëpër urën Lomonosov në Shën Petersburg, Rusi.

Oficerët e policisë kufitare të Bullgarisë luajnë me një qen ndërsa patrullojnë përgjatë kufirit të vendit të tyre me Turqinë.

Ushtarët ukrainas marrin pjesë në një stërvitje pranë qytetit të vijës së parë, Pokrovsk.

Një burrë në Sofje kërkon emrat e të afërmve në një monument kushtuar viktimave të regjimit komunist në Bullgari.

Presidenti kinez Xi Jinping (në mes majtas) dhe homologu i tij pakistanez, Asif Ali Zardari, para Gardës së Nderit gjatë ceremonisë së mirëseardhjes për vizitën e Zardarit në Kinë më 5 shkurt.

Oficerët ukrainas të sigurisë duke kontrolluar një ndërtesë të dëmtuar rëndë në vendin e një sulmi me raketa në qytetin Izjum në rajonin e Harkivit.

Ushtarët e marinës pakistaneze mbajnë flamujt kombëtarë të vendeve pjesëmarrëse gjatë ceremonisë së hapjes së një stërvitjeje ndërkombëtare detare në Karaçi.

Të afërm, miq dhe shokë marrin pjesë në një ceremoni mortore në Harkiv për Anton Spitsyn, një ushtar ukrainas që u vra duke luftuar kundër trupave ruse.

Vizitorët qëndrojnë përpara një vepre artistike që përshkruan presidentin e SHBA-së, Donald Trump (majtas), presidentin rus, Vladimir Putin (në mes) dhe presidentin kinez, Xi Jinping, në një ekspozitë të titulluar Jalta 2.0 në gadishullin ukrainas të okupuar të Krimesë.

Statuja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, e mbuluar nga bora në sheshin me emrin e tij në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

Banorët ngasin biçikleta pranë një makine të shkatërruar nga sulmet ushtarake ruse në Pokrovsk.

Anëtarët dhe mbështetësit Pashtun Qami Jirga protestuan në distriktin Khyber, në veriperëndim të Pakistanit, më 9 shkurt duke kërkuar lirimin e udhëheqësit të tyre, Malak Naseer Kuki Khel, dhe të burgosurve të tjerë politikë.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, shkëmbimi i disa të burgosurve ndërmjet Rusisë janë vetëm dy nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)