Gara e prodhuesve ukrainas për "dronin e mençur"

Your browser doesn’t support HTML5

Shumë prodhues vendës të mjeteve të telekomanduara ajrore në Ukrainë po i modifikojnë flotat e tyre të dronëve, me teknologjinë e fundit më të avancuar. Përmirësimet, që tani përfshijnë inteligjencën artificiale, po i ndihmojnë vendit t’i kapërcejë mangësitë në fushëbetejë. Kompania Wardbirds of Ukraine thotë se prodhimi i të ashtuquajturve dronë të mençur do të luajë një rol kyç në epilogun e luftës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)