Gjermania ka dislokuar pesë aeroplanë luftarakë Eurofigher dhe 150 pjesëtarë të personelit në qytezën polake të Malborkit, për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Polonisë, thanë Forcat Ajrore gjermane më 4 dhjetor, në përgjigje të inkursioneve me dronë rusë në muajin shtator.
Aeroplanët luftarakë polakë F-16, ata holandezë F-35, aeroplanët vëzhgues italianë AWACS dhe aeroplanë të tjerë të NATO-s u ngritën në ajër në një operacion për të rrëzuar dronët që hynë në hapësirën ajrore polake në muajin shtator.
Kjo ishte hera e parë që një anëtar i NATO-s ka qëlluar dronët që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Moska mohon se qëndron prapa këtij incidenti.
SHIKONI EDHE:
Shefi i inteligjencës gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarakRusia i cilëson si “histeri” akuzat e NATO-s për shkelje të hapësirës ajroreA mund t’i rrëzojë NATO avionët luftarakë rusë?Aeroplanët gjermanë Eurofighters po operojnë si pjesë e misionit Roja Lindore e NATO-s dhe do të mbesin të dislokuar në Mabork – që gjendet rreth 60 kilometra nga Gdansku dhe 80 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit – deri në mars të vitit 2026, sipas Luftwaffe.
“Me këtë mision, ne po dërgojmë një tjetër mesazh të fuqishëm mbështetjeje për fqinjin tonë Poloninë dhe për NATO-n në tërësi”, tha shefi i Forcave Ajrore gjermane, Holger Neumann.
Gjermania ka dërguar gjithashtu aeroplanë luftarakë Eurofighter në Rumani si pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës, mes tensioneve në rritje me Rusinë.