Si e ndihmoi Harry Potter një të burgosur ukrainas të mbijetonte katër vjet në robërinë ruse
Your browser doesn’t support HTML5
Gjatë katër vjetëve në robërinë ruse, marinsi ukrainas Oleksandr Ivanov ua rrëfeu përmendësh shokëve të vet të burgut të gjithë serinë për Harry Potterin. Mbrojtësi i Mariupolit thotë se këto histori ua bënin atyre pak më të lehtë situatën. Pas lirimit të tij, në një shkëmbim të të burgosurve, Ivanov mori një letër nga autorja e librave, J.K. Rowling. Por, siç thotë ai, do të donte të mos kishte pasur kurrë arsye për ta pranuar atë. (Përgatitën: Flaka Zogu dhe Mahir Elshani)