I verbër dhe zdrukthëtar

Your browser doesn’t support HTML5

Daut Hoxha, një person i verbër nga Ferizaj, bën punën e zdrukthëtarit. Përderisa për shumëkënd kjo punë është me rreziqe, kjo nuk e pengon Hoxhën që këtë punë ta bëj gati për dy dekada. Kjo sipas tij, dëshmon se personat e verbër mund të angazhohen në punë të ndryshme, por siç thotë ai, shumica e shoqërisë në Kosovë, i paragjykojnë ata dhe aftësitë e tyre.