Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se Teherani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një plan për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, i cili përfshin kushtet për të cilat të dyja vendet u pajtuan në një memorandum mirëkuptimi të arritur në qershor.
“Ne i kemi paraqitur një plan SHBA-së përmes ndërmjetësve, sipas të cilit, nëse plotësohen disa kushte, Ngushtica e Hormuzit do të hapet në fund të ditës së shtatë dhe bisedimet do të rifillojnë”, u tha Araqchi gazetarëve më 24 shtator, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ai nuk dha detaje të tjera. CNN citoi një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë që tha se dy palët po zhvillojnë “diskutime pozitive dhe konstruktive përmes ndërmjetësve”.
SHIKONI EDHE:
Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tonaDy palët duket se vazhdojnë të jenë shumë larg një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës së tyre gati shtatëmujore, pavarësisht një rundi të ri të diplomacisë.
Palët zhvilluan më 23 shtator bisedimet e para indirekte pas disa muajsh, por Irani dhe SHBA-ja nuk u njoftua publikisht për ndonjë koncesion nga palët.
Gjatë fjalimeve në OKB, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij iranian, Masud Pezeshkian, shkëmbyen deklarata të ashpra.
SHIKONI EDHE:
SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë bisedime në OKBTrump pret marrëveshje të paqes me Iranin pas zgjedhjeve të nëntoritTrump kërcënoi në fjalimin e tij në OKB se do ta “asgjësonte” Iranin nëse nuk arrihej një marrëveshje. Pezeshkiani i tha OKB-së se Irani nuk do të “nënshtrohet” nën presion.
Megjithatë, të dy udhëheqësit thanë se mbeten të hapur për negociata.
Uashingtoni dhe Teherani nënshkruan më 17 qershor një memorandum mirëkuptimi 60-ditor, që synonte t’i jepte fund armiqësive dhe të rihapte ngushticën. Megjithatë, mosmarrëveshjet rreth asaj se çfarë nënkuptojnë kushtet e marrëveshjes kanë çuar në sulme të reja nga të dyja palët.