Luftime në afërsi të Falluxhas

Your browser doesn’t support HTML5

Forcat irakiane kanë luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Al-Karmah, rreth 16 kilometra në verilindje të Falluxhas. Trupat irakiane janë duke luftuar për ta rimarrë Falluxhan nga grupi militant, që nga nisja e një ofensive të madhe më 23 maj. Qyteti ndodhet nën kontrollin e militantëve për më shumë se dy vite. (Radio Farda e Radios Evropa e Lirë)