Biden: Nuk ka epilog, derisa secila votë të numërohet

Your browser doesn’t support HTML5

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden u ka kërkuar mbështetësve të tij që të vazhdojnë të besojnë, teksa po mblidhen votat e procesit zgjedhor që do të tregojnë se nëse ai apo presidenti aktual, Donald Trump do t’i udhëheqin Shtetet e Bashkuara. Ai u ka thënë mbështetësve të tij se shpreson se do të fitojë, pavarësisht pse ka paralajmëruar se rezultati përfundimtar mund të mos dihet me ditë të tëra. (Përgatiti: Lendi Susuri)