Jeta në kampet e mbipopulluara të migrantëve në Greqi
Migrantët duke shikuar zjarrin që përfshiu kampin Moria në Lesbos të Greqisë.
Një person ka humbur jetën nga zjarri, derisa migrantët u përleshën me policinë greke.
Një migrant mban një fëmijë, teksa ikin nga gazi lotësjellës i hedhur nga policia. Protestat e dhunshme janë të shpeshta në kampet e migrantëve në Greqi.
Migrantët gjejnë mënyra të ndryshme për t'u mbrojtur nga gazi lotsjellës.
Migrantët qëndrojnë pranë barakave të djegur nga zjarri. Në javët e fundit, mijëra migrantë sirianë dhe afganë kanë kaluar nga Turqia në Greqi.
Përkundër shpërndarjes së protestuesve përmes gazit lotsjellës, policia nuk mundi të arrinte menjëherë në zonën që e përfshiu zjarri. Ka raporte të pakonfirmuara se aty gjendet një trup tjetër i djegur.
Një ditë pas trazirave, fëmijët luajnë në kampin Moria të ishullit Lesbos, i cili strehon rreth 12 mijë refugjatë dhe migrantë.
Një migrant është parë brenda tendës së tij, në një kamp të improvizuar pranë kampit Moria.
Migrantët luajnë me letra, në kampin e improvizuar pranë atij të Morias. Vetëm gjatë muajit shtator, më shumë se 8 mijë migrantë kanë arritur nga Turqia në Greqi.
Një migrante nga Afganistani qëndron pranë tendës së saj në një kamp të improvizuar.
Migrantët tjerë qëndrojnë jashtë tendës së tyre në një kamp të improvizuar.
Disa migrantë jashtë rrethojave të kampit.
Një grua dhe një fëmijë ecin rrugës për në kampin e improvizuar. Greqia në fillim të shtatorit filloi të zhvendosë migrantët nga kampi në ishullin Lesbos, pasi autoritetet thanë se në kamp qëndrojnë një numër katër herë më i madh i migrantëve karahasuar me kapacitetet e kampit.
Mijëra jelekë shpëtimi të hedhura nga migrantët.
Arritja e migrantëve në portin Skala Sikamias në Greqi. Aty gjenden edhe ekipet e shpëtimit nga Agjencia Evropiane e Kufijve (Frontex). Greqia është porta kryesore e Evropës për azilkërkuesit sirianë, afganë dhe irakianë, dhe përbën më shumë se gjysmën e 56,000 migrantëve që kanë zbarkuar në bregdetin verior të Mesdheut këtë vit.
Një migrante me një foshnje në dorë, ndihmohet nga zyrtaret e Frontex-it.