Një seancë ndryshe e Kongresit

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, lexon certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të nëntorit gjatë një seance të përbashkët të Kongresit gjatë natës, në Kapitol në Uashington, 7 Janar 2021.

Seanca e përbashkët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bën me gjeste pasi Kongresi certifikoi votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Uashington 7 janar 2021.

Nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence, dhe kryetarja e Dhomës së Përafqësuesve, Nancy Pelosi  qëndrojnë pasi lexuan certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, gjatë seancës së përbashkët të Kongresit, Uashington, 7 janar 2021.

Dokumente të hedhura përtokë brenda ndërtesës së Kongresit në Uashington.

Mobilje të rrëzuara në një korridor pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit ku po mbahej një seancë për të certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, 7 janar 2021.

Mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump. 

Xhama të thyer në dysheme pasi mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump, u futën në ndërtesën e Kongresit në Uashington.

Mbeturina të hedhura në dyshemenë e Kongresit, Uashington, 7 janar 2021. 

Një flamur është fotografuar në një kosh plehrash pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pushtuan ndërtesën e Kongresit në Uashington, 7 Janar 2021.

Një oficer policie arreston një protestues mbështetës të Trumpit, ndërsa turmat sulmuan ndërtesën e Kongresit, Uashington, janar 2021.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, gjatë një adresimi pasi protestuesit, mbështetës të Trumpit u mblodhën përreth ndërtesës së Kongresit në Uashington. 

Oficerët e policisë mbrohen me mburojat e tyre ndërsa përpiqen t'i mbajnë mbështetësit e Trumpit jashtë ndërtesës së Kongresit gjatë një proteste kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, Uashington, janar 2021.

Mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, jashtë dhomave të Senatit pasi shkelën sigurinë e Kongresit, në Uashington, 06 Janar 2021.

Një pamje e një shënimi të lënë nga një mbështetës i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në tryezën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, janar 2021.

Policia brenda Kongresit drejton tytat e armëve kah protestuesit pranë Dhomës së Përfaqësuesve,  6 Janar 2021, në Uashington.

Njerëzit duke u fshehur, ndërsa protestuesit përpiqen të hyjnë në Dhomën e Shtëpisë në Kongresin amerikan, 6 Janar 2021, në Uashington.

Punonjësit e Kongresit mbajnë duart lart ndërsa ekipet e Policisë kryejnë kontrolle, Uashington, 6 Janar 2021.

Një mbështetës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ulet në një tavolinë pasi u fut me forcë në ndërtesën e Kongresit, më 6 janar 2021, në Uashington.

Policia evakuon gazetarët dhe anëtarët e stafit të shtypit nga Kongresi, Uashington, 6 Janar 2021.

Mbështetësit e presidentit Donald Trump përballen me policët pasi janë futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit.