"Krahët e Madyarit": Njësiti ukrainas që po i gjurmon forcat ruse me dronë

Your browser doesn’t support HTML5

Teksa luftimet po vazhdojnë në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, forcat ruse përreth qytetit të Bahmutit thuhet të jenë të dërrmuara. Trupat ukrainase po mbështeten në operacionet e tyre të vëzhgimit ajror, për të gjurmuar lëvizjet e armikut. Në vijën e frontit, një njësit elitar me dronë, i njohur si "Krahët e Madyarit", po u ofron informata në kohë reale baterive të artilerisë ukrainase. Borys Sachalko nga projekti i Radios Evropa e Lirë, Current Time, kaloi një ditë me një ekip të dronëve afër Bahmutit, teksa ata i shikonin trupat ruse nga lart. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)