Përleshje fizike në pompat e derivateve në Rusi mes krizës me karburante

Your browser doesn’t support HTML5

Kriza me karburante në Rusi po shkakton tensione që po shpërthejnë në pompa të derivateve në mbarë vendin. Sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj rafinerive të naftës dhe ndërtesave të energjisë kanë shkaktuar mungesë karburantesh në mbarë Rusinë. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërndarë video të përleshjeve fizike mes njerëzve që presin për orë të tëra në radhë për t’u furnizuar me karburante. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)