Shqipëria vë nën kontroll zjarret në Krujë

Pasojat e zjarreve në Krujë. 9 gusht 2026.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha më 9 gusht se kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me tym në Abaze të Krujës, teksa ndërhyrja po vazhdon me po monitorohet nga dy helikopterë.

Situata në Krujë, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës, nisi të stabilizohej të dielën. Autoritetet angazhuan dy mjete të zjarrfikësve dhe pajisje të tjera për shuarjen e vatrave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se vetëm një vatër zjarri në Malin e Krujës mbetet aktive, duke falënderuar zjarrfikësit dhe ushtrinë për shpëtimin e jetës së banorëve.

Një zjarrfikës duke punuar në shuarjen e zjarreve në Krujë në orët e para të 9 gushtit.

Një helikopter duke hedhur ujë mbi vatrat e zjarrit më 9 gusht. Zona që u përfshi nga flakët është një terren i thepisur, që vështirëson punën e zjarrfikësve.

Autoritetet evakuuan banorët nga disa zona ku kishte vatra zjarri në Krujë, sikurse kjo që shfaqet në fotografinë e realizuar më 8 gusht.

Disa banorë shikojnë shtëllungat e tymit në Krujë më 8 gusht.

Zjarrfikësit shqiptarë gjatë betejës me vatrat e zjarrit më 8 gusht.

Evropa po përballet me thatësirë tash e disa muaj dhe këto kushte klimatike mundësojnë përhapjen më të shpejtë të zjarreve pyjore. Krujë, 8 gusht 2026.

Autoritetet në Shqipëri kanë vënë nën kontroll zjarret në Krujë dhe situata atje është stabilizuar. Në shuarjen e vatrave të zjarrit, Shqipëria përdori edhe helikopterë. Edhe në pjesë të tjera të vendit, zjarrfikësit shqiptarë po përballen me flakët. Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po zgjat periudhat e thatësirës dhe po bën që fenomenet ekstreme të motit të jenë më të ashpra dhe më të shpeshta.