Tani që ka mbaruar numërimi i votave pas pothuajse një jave nga dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, është bërë e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e përfundoi të shtunën numërimin e votave për kandidatët për deputetë në qendrat e numërimit në vend, pa llogaritur votat nga diaspora dhe ato me kusht.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kurti, ndërkohë, e theu rekordin e vet si personi më i votuar në Kosovë.
SHIKONI EDHE: Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti pas numërimit të të gjitha votave për deputetë.
Lëvizja Vetëvendosje:
- Albin Kurti 355.248 vota
- Glauk Konjufca 275.664 vota
- Albulena Haxhiu 145.340 vota
- Hekuran Murati 145.109 vota
- Donika Gërvalla 129.227 vota
Partia Demokratike e Kosovës
- Bedri Hamza 155.244 vota
- Arian Tahiri 68.122 vota
- Përparim Gruda 62.532 vota
- Uran Ismaili 54.080 vota
- Sala Jashari 45.349 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës
- Lumir Abdixhiku 83.527 vota
- Hykmete Bajrami 52.968 vota
- Ukë Rugova 45.887 vota
- Avdullah Hoti 41.388 vota
- Doarsa Kica Xhelili 41.049 vota
Lista Serbe
- Sllavko Simiq 22.282 vota
- Igor Simiq 21.135 vota
- Liljana Stefanoviq 20.529 vota
- Millan Kostiq 17.250 vota
- Nemanja Bishevac 16.950 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
- Ramush Haradinaj 41.470 vota
- Daut Haradinaj 24.740 vota
- Besnik Tahiri 24.649 vota
- Bekë Berisha 18.392 vota
- Agim Çeku 17.039 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti - me 355.248 vota - i cili sapo theu rekordin e tij të mëparshëm nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, kur i kishte fituar 337.791 vota.
Rekordi mbahej paraprakisht nga presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).