Lajmëro!

Në shumë vende të botës, gazetarët e Radios Evropa e Lirë (REL) ofrojnë atë çfarë shumë njerëz nuk mund ta marrin në nivel lokal: lajme të pacensuruara dhe debat të hapur.

Si pjesë e këtij misioni, ne hulumtojmë rregullisht denoncime për keqpërdorime, korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

A keni një informacion që mendoni se duhet ta hulumtojmë? A keni dokumente ose materiale të tjera që duhet t'i shohim? Mund të na dërgoni prova ose informacione që mund t'u ndihmojnë hulumtimeve tona.

Ne lexojmë çdo informacion që na dërgohet - por, për shkak të numrit të madh të mesazheve, nuk kemi mundësi t'i përgjigjemi secilit individualisht.

Një këshillë: Para se të dërgoni çfarëdo, mendoni nëse dikush mund të jetë duke monitoruar çfarë ju po bëni në pajisjen tuaj.

Çfarë e bën një lajmërim të vlefshëm?

  • Raportimet tona bazohen mbi informacione të besueshme dhe të mbështetura me prova, që lidhen me korrupsionin, shpëlarjen e parave, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkatërrimin e mjedisit, krimet e sponsorizuara nga shteti, krimet kibernetike, abuzimin me detyrën ose pushtetin politik. Nuk publikojmë thashetheme apo pretendime të pabazuara dhe pa prova.
  • Na tregoni nëse dëshironi që identiteti juaj të bëhet publik apo të mbetet anonim. Ne do të bëjmë çmos për të hequr çdo informacion identifikues dhe gjurmë nga materialet që na dërgoni.
  • Nëse rasti është raportuar më parë, na tregoni ku dhe kur, nëse e dini.
  • Bashkëngjitni çdo provë që keni, si mesazhe, emaila, fotografi, video, e të tjera.
  • Na njoftoni nëse çështja është urgjente ose ka rëndësi kohore.
  • Jini sa më të qartë, konkretë dhe të përmbledhur.

Si mund të lajmëroni?

  • Na shkruani e-mail! Redaksisë së REL-it mund t'i dërgoni informata dhe materiale në adresën lajmero@rferl.org.
  • Një tjetër mundësi, më e sigurt dhe më anonime, për të ndarë informata dhe materiale me gazetarët e REL-it është platforma GlobaLeaks. Për të na kontaktuar përmes saj, klikoni këtu.

    Nëse përdoret siç duhet, kjo platformë ua mbron identitetin edhe nga ne. Ne nuk mund të shohim IP adresën tuaj, apo të dhëna rreth shfletuesit tuaj të internetit, rreth pajisjes tuaj apo sistemit operativ. Të gjitha lajmërimet përmes serverit tonë në këtë platformë enkriptohen gjatë dërgimit. Nëse ju nuk zgjedhni të na jepni emrin tuaj apo të dhëna të tjera identifikuese, ne nuk do ta dimë se kush jeni.