Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën në veri të Islandës, pas një shpërthimi të ri vullkanik në Gadishullin e Reikjanes.
Ky ishte shpërthimi i katërt vullkanik në këtë gadishull prej dhjetorit të kaluar.
Besohet se ky është shpërthimi më i fuqishëm deri tani. Lava e zjarrtë ka rrjedhur deri te muret mbrojtëse përreth qytetit të evakuuar, Grindavik, njoftuan autoritetet.
Lava e vullkanit gllabëron shtëpi në Islandë
Njerëzit janë larguar edhe nga Blue Lagoon spa, njëri prej atraksioneve më të mëdha turistike të Islandës.
Hapësira ajrore e Islandës mbetet e hapur.
Sipas autoriteteve, shpërthimi i vullkanit nisi në orën 20:00 të shtunën, në veri të Grindavikut, në lokacionin ku kishte nisur shpërthimi edhe më 8 dhjetor.
Qyteti me 3.800 banorë afër aeroportit kryesor të Islandës u evakuua më 10 nëntor kur një sërë tërmetesh shkaktuan çarje të tokës mes Grindavikut dhe Sylingarfellit, një qytet i vogël bjeshkor në veri.
Disa banorë që ishin kthyer në Grindavik, u detyruan të evakuohen përsëri të shtunën.
Vullkani filloi të shpërthejë përfundimisht më 18 dhjetor, duke lëshuar lavë në drejtim të Grindavik. Një shpërthim i dytë ndodhi më 14 janar dhe lava e tij rrodhi drejt qytetit.
SHIKONI EDHE:
Shpërthen një vullkan në Islandë, lëshon lavë drejt një vendbanimiMuret mbrojtëse të cilat ishin forcuar pas shpërthimit të parë e ndalen një pjesë të lavës, por disa ndërtesa u gllabëruan nga lava.
Dy shpërthimet e para zgjatën pak ditë. Shpërthimi i tretë ndodhi më 8 shkurt dhe zgjati pak orë.
Në Islandë ndodh shpërthimi i një vullkani çdo katër-pesë vjet mesatarisht. Më 2010 ndodhi shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull, më i madhi në vitet e fundit, duke lëshuar re të mëdha hiri në atmosferë, gjë që shkaktoi mbylljen e hapësirave ajrore nëpër Evropë.