Frikë në Letoni teksa dronët e sjellin luftën e Ukrainës në kufijtë e NATO-s
Your browser doesn’t support HTML5
Rajoni lindor i Letonisë, Latgale, po përshtatet me realitetin e ri të alarmeve për sulme ajrore, pasi disa dronë hynë në hapësirën ajrore të shtetit gjatë javëve të fundit. Këto paralajmërime ndërprenë provimet në shkolla, penguan zhvillimin e ngjarjeve publike, dhe rritën shqetësimin për sigurinë e komuniteteve pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë. Incidentet e përsëritura me dronë kanë ngjallur frikën se lufta Rusi-Ukrainë mund të përhapet në kufijtë e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)