Liderët mblidhen në Jerevan për samitin evropian

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mbërrin për Samitin e tetë të Komunitetit Politik Evropian në Armeni, më 4 maj.

Komuniteti Politik Evropian (EPC) është një grupim i të gjitha shteteve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë, Rusisë dhe Vatikanit.

Performuesit gjatë ceremonisë së hapjes më 4 maj.

Komuniteti Politik Evropian (EPC) është mbledhur dy herë në vit qëkurse u krijua nga presidenti francez, Emmanuel Macron, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Nga e majta në të djathtë: Presidentja e Moldaisë, Maia Sandu; shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas; kryeministri i Estonisë, Kristen Michal; dhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, e shikojnë ceremoninë hapëse.

Kanadaja bëhet vendi i parë joevropian që merr pjesë në një samit të EPC-së.

Një protestë e mbajtur pranë Arenës Demirçian në Jerevan më 4 maj.

Protestuesit po tërhiqnin vëmendjen mbi gjendjen e vështirë të burgosurve etnikë armenë që mbahen në Azerbajxhan, pas Bakuja rimori Nagorno-Karabakun dhe rajonet përreth.

Pjesëmarrësit pozojnë për fotografi në grup në nisje të samitit më 4 maj.

Samiti është ngjarja më e madhe politike ndërkombëtare që Armenia ka organizuar që nga pavarësia e saj, me rreth 40 krerë shtetesh të pranishëm.

Pjesëmarrësit marrin pjesë në një diskutim për Ukrainën në kuadër të aktiviteteve anësore të samitit më 4 maj.

Ngjarja po mbahet në Arenën Demirçian, e cila ndodhet pranë Kompleksit Memorial të Gjenocidit në Jerevan.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, flet në telefon ndërsa një pjesëmarrëse bën një fotografi me celular.

Një takim në grup gjatë ngjarjes në Jerevan më 4 maj.

Në këtë aktivitet nuk ka konferenca të hapura për shtypin, një kusht që thuhet se është vendosur nga Jerevani.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mbërrin në samitin e 4 majit në Jerevan.

Anëtarë të një lëvizjeje opozitare politike armene marshojnë nëpër Jerevan gjatë samitit më 4 maj.

Mbrëmjen e 3 majit, para fillimit të samitit, presidenti francez Emmanuel Macron (në qendër) eci nëpër qendër të Jerevanit së bashku me ambasadorin e Francës në Armeni, Olivier Decottignies (në qendër majtas).

Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tasoulas, vendos lule te flaka e përjetshme në Kompleksin Memorial të Gjenocidit Armen më 3 maj.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Anita Anand (djathtas), viziton muzeun brenda Memorialit të Gjenocidit Armen më 3 maj.

Dy vrapuese kalojnë pranë një posteri në qendër të Jerevanit më 2 maj, i cili promovon samitin.

Udhëheqës nga e gjithë Bashkimi Evropian dhe vende të tjera u takuan në kryeqytetin armen, Jerevan, më 4 maj për Samitin e tetë të Komunitetit Politik Evropian. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.