Arti i luftës në muret e Kievit
Një mural i krijuar nga artisti Sasha Korban shfaq dorën e një ushtari që qep flamurin e grisur ukrainas. Ky mural u pikturua në fund të marsit të vitit 2022, kur kishte luftime në qytetet e afërta të Buças dhe Irpinit.
Ky mural shfaq Anastasia Tykhan, e cila u bë e njohur përmes një fotografie ku shfaqej duke evakuuar qen, përfshirë disa me aftësi të kufizuara, nga Irpini në kohën kur ky qytet ishte nën pushtimin rus.
Një mural kushtuar “Fantazmës së Kievit”, një piloti, që llogaritë në rrjetet sociale të Qeverisë ukrainase kishin pretenduar në mënyrë të rreme se i vetëm kishte rrëzuar gjashtë aeroplanë rusë në orët e para të pushtimit rus.
Murali kushtuar Shën Javelinit, që është krijuar nga një ish-gazetar kanadez, i cili sot drejton një kompani që shet produkte të nxjerra nga grafika origjinale.
Mural i krijuar nga artistët Vitaliy Gidevan dhe Olena Noyna, kushtuar Patronit, një qen i racës Jack Russell që mori zemrat e njerëzve në mbarë botën për punën e tij me Shërbimin e emergjencave të Ukrainës për zbulimin e mjeteve shpërthyese, teksa mbante të veshur një jelek të posaçëm e të personalizuar.
Gidevan dhe Noyana po ashtu kanë krijuar edhe këtë mural në Kiev të titulluar “Heronjtë pa armë”, e që shfaq një anëtar të ekipeve të shpëtimit.
Ky mural është krijuar nga artisti francez, Christian Guemy, dhe i cili shfaq një ushtar ukrainas, që besohet të jetë Oleksandr Matsievskiy, disa sekonda para se të vritej. Ushtari sfidoi trupat ruse që e mbanin nën kërcënimin e armës dhe tha “Lavdi Ukrainës” para se të qëllohej për vdekje.
Art i rrugës i krijuar nga Andriy Yermolonko që u shfaq në dhjetor të vitit 2025, si referencë të një sulmi rus me raketa në spitalin e fëmijëve Okhamatdit të Kievit në korrik të vitit 2024.
Murali që shfaq ushtarët e Brigadës së Tretë Sulmuese të Ukrainës. Ky imazh u pikturua në ndërtesën ku kishte shtëpinë Serhiy Mashovets, i cili vdiq duke mbrojtur Ukrainën në mars të vitit 2022.
Murali i pikturuar në shenjë mirënjohjeje për vullnetarët. Ai është krijuar në periferi të Kievit në fund të qershorit të vitit 2023. Kjo vepër artistike shfaq një çift që përqafohet, teksa mbahet nga shumë duar. Sipas raportimeve, duart përfaqësojnë bamirësit dhe organizatat që kanë ndihmuar ukrainasit në nevojë.
Mural i pikturuar nga artistët Noyna dhe Gidevan më 2023 që shfaq një ushtar të ri ukrainas që Kievi pretendon se rrëzoi shtatë aeroplanë rusë me një raketahedhës dore.
Murali i titulluar “Mbrojtësit e Dritës” shfaq një ushtar duke mbrojtur qiellin nga sulmet ruse dhe një inxhinier të gatshëm për të riparuar infrastrukturën energjetike.
Ky mural bazohet në fotografinë e tifozëve kroatë të futbollit të cilët nderuan ushtarët ukrainas.
Ky mural shfaq një feniks në një ndërtesë në Kiev që u rindërtua pasi pësoi dëme nga një raketë ruse në mars të vitit 2022.
Imazhet e ushtarëve të rënë ukrainas janë shfaqur në një mur në Kiev dhe kjo vepër arti mban titullin “Rruga e Miqve”.
Ky mural është krijuar nga kolektivi i artistëve ukrainas, Paint Hunters, dhe shfaq një ushtar. Vepra e artit është vendosur në një ndërtesë banimi në Kiev.
Ky mural u shfaq në dhjetor të vitit 2023 dhe paraqet ushtarët që u kapën në fabrikën Azovstal të Mariupolit. Murali raportohet se u krijua me iniciativën e grave të ushtarëve që atëbotë ishin të burgosur.
Ky mural i është kushtuar Maksym Bordusit, kampion në kikboks, i cili u vra në qershor të vitit 2023 teksa po luftonte me Brigadën Azov në jug të Ukrainës.
Në këtë mur në Kiev është shkruar mesazhi: “mbani mend çmimin e lirisë”. Këtu shfaqen emrat e ushtarëve të rënë nga Brigada e Tretë Sulmuese e Ukrainës.