Pesë javë luftë përmes fotove
Një katolik palestinez mbyll dyert e Kishës së Varrit të Shenjtë në Jerusalem më 29 mars.
Qasja në kishë, që gjerësisht shihet si vendi më i shenjtë në fenë e krishterë, u bllokua nga autoritetet izraelite të dielën, pas kufizimeve për tubime të mëdha gjatë luftës me Iranin. Ky vend i shenjtë më vonë u hap për besimtarët pas kritikave të shumta.
Një aeroplan i shkatërruar amerikan i llojit E-3 Sentry pas një sulmi ajror iranian në bazën ajrore Princi Sulltan në Arabinë Saudite. Kjo fotografi u publikua më 29 mars.
Vlera e këtij aeroplani vlerësohet të jetë rreth 300 milionë dollarë dhe raportohet se 16 fluturake të tilla aktualisht janë në shërbim të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Një sulm ajror godet një ndërtesë afër aeroportit të Bejrutit më 31 mars pasi ushtria izraelite paralajmëroi se do të godiste një “ndërtesë të Hezbollahut” në Liban.
Paralelisht me luftën kundër Iranit, konflikti mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut, që mbështeten nga Irani, është përshkallëzuar javëve të fundit.
Punëtorët në një fabrikë të qeramikës në Morbi të Indisë. Fabrika është mbyllur që nga fillimi i marsit pasi cisternat indiane të naftës dhe gazit nuk po mund të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Vetëm në Morbi, qindra fabrika raportohet se kanë ndërprerë punën për shkak të mungesës së naftës, e cila kërkohet për të ngrohur furrat e industrisë së qeramikës së Indisë.
Disa iranianë duke pritur në një stacion autobusi në Teheran më 31 mars.
Në këtë stacion është vendosur një bilbord që shfaq [duke nisur nga ana e djathtë] portretet e ajatollahëve të Iranit, Ruhollah Khomeinit, që vdiq më 1989, Ali Khameneit, që u vra gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt dhe Mojataba Khameneit, sundimtarit aktual të vendit.
Një burrë vendos dorën mbi një helmetë të një fëmije në një rrugë në Laturn, në Izrael më 1 prill gjatë një sulmi raketor të Iranit.
Një burrë mban në krah një qen, teksa shkon drejt një strehimoreje në Tel Aviv, pas aktivizimit të sirenave, teksa Irani kreu një sulm me raketa në Izrael më 1 prill.
Një predhë duke fluturuar mbi qiell mbi Ashkelon të Izraelit më 28 mars.
Një grua duke kaluar pranë një ndërtese të shkatërruar në Teheran më 30 mars.
Një hebre ortodoks lutet teksa qëndron në një fushë në Laturn të Izraelit, në kohën kur Irani lëshoi raketa drejt Izraelit më 1 prill.
Aeroplani F-15 i Forcave Ajrore të Izraelit shihet duke fluturuar mbi Izrael më 31 mars.
Kjo është një pano me mesazhe antiamerikane e vendosur në një nga rrugët e Teheranit më 1 prill.
Performancë në një parking nëntokësor në Tel Aviv më 31 mars. Ky vend përdoret si strehimore kundër bombave.
Një grua në Jerusalem qan gjatë funeralit të zhvilluar më 29 mars për shtetasin izraelito-amerikan Moshe Yitzchak Hacohen Katz. Rreshteri 22-vjeçar i ushtrisë izraelite u vra gjatë luftimeve në Liban.
Ura e autostradës B1, që lidh Teheranin me Karaxhin në provincën Alborz të Iranit, u godit nga dy sulme ajrore amerikane më 2 prill, duke shkaktuar dëme të mëdha. Mediat iraniane thanë se kjo është ura më e lartë në Lindje të Mesme.
Një plazh në brigjet e Detit Kaspik në Sorkrud, në provincën veriore Mazandaran të Iranit. Shumë familje janë zhvendosur për shkak të luftës aktuale.