Dritat fiken, industria ndalet - lufta thellon krizën e energjisë në botë
Një fermer në një pikë karburanti që ka mbetur pa naftë në Manikganxh të Bangladeshit, më 8 prill.
Mungesa e karburanteve, e shkaktuar nga bllokada që ka vënë Irani në Ngushticën e Hormuzit, po ndihet në mbarë botën, veçanërisht në Azi. Ky rajon importon nga Lindja e Mesme rreth 60 për qind të gjithë naftës së papërpunuar që i duhet.
Dyqane të mbyllura në Kajro, më 28 mars, pasi Qeveria e Egjiptit urdhëroi që ato të ndalin punën në orën 21:00, për shkak të mungesës së energjisë, të shkaktuar nga lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin.
Një peshkatar duke protestuar në një ishull francez në Korsikë, pasi çmimet e naftës atje janë më të larta sesa në territorin e Francës.
Makina dhe motoçikleta formojnë radhë të gjatë jashtë një pike karburanti në Daka të Bangladeshit, më 6 prill. Mungesat i atribuohen “blerjes nga paniku”, mes pasigurisë për furnizime me karburante.
Një ushtar ruan hyrjen e një depoje nafte në Daka, më 3 prill.
Qeveria e Bangladeshit ka angazhuar trupa dhe polici në vendet e magazinimit të karburantit në të gjithë vendin, mes krizës së vazhdueshme energjetike.
Tregtarë në Islamabad të Pakistanit po i mbyllin bizneset e tyre më herët sesa zakonisht, pasi Qeveria urdhëroi më 6 prill që tregjet dhe qendrat tregtare të mbyllen deri në orën 20:00, si pjesë e masave për kursimin e energjisë.
Një fabrikë e mbyllur qeramike në Morbi të Indisë, më 5 mars.
Qindra fabrika vetëm në Morbi raportohet se kanë ndalur punën për shkak të mungesës së karburantit të nevojshëm për furrat me konsum të lartë gazi.
Njerëzit mbushin enë me ujë nga një kamion në Havana të Kubës më 19 mars, pasi mungesa e karburantit e ka ndërprerë funksionimin e pompave të ujit në vend.
Një burrë riparon një biçikletë në një dyqan në Kueta të Pakistanit, më 7 prill, pasi qytetarët po kërkojnë mënyra për të shmangur përdorimin e motoçikletave, mes rritjes së çmimeve të karburanteve.
Një vajzë nga Sudani i Jugut përdor dritë diellore për të studiuar, mes kufizimeve të energjisë elektrike në këtë vend afrikan.