Lufta e liderëve botërorë për një “vaksinë të njerëzve”

Your browser doesn’t support HTML5

Në Vuhan të Kinës ka nisur fushata e testimit masiv për koronavirus. Ndërsa, në Nju Jork numri i fëmijëve që po diagnostikohen me një sindromë të rrallë që po cilësohet si manifestim i ri i sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, po rritet. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se koronavirusi mund të mos zhduket kurrë. Përderisa, liderët botërorë po bëjnë fushatë të përbashkët për një “vaksinë të njerëzve” pa pagesë. (Përgatitën: Donika Alihajdaraj &Bujar Tërstena)