Lufto ose ik: Bota mes zjarreve
Një banor duke shikuar zjarrin e egër afër Ikizces, një fshat në provincën e Muglës, në Turqi. (6 gusht 2021)
Vullnetarët duke shkuar me një kamion për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri të egër, afër fshatit Ikizce, në provincën e Muglës, në Turqi. (6 gusht)
Banori Woody Hovland duke inspekjtuar një ndërtesë të djegur, pronë e një miku të tij, pas zjarrit "Dixie", i cili ka shkrumbuar Grinvillin, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (5 gusht)
Jerry Thrall (majtas) dhe Janet Mead, të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Grinvill të Kalifornisë, në SHBA, duke vendosur një tendë në qendrën e evakuimit nga zjarri "Dixie", në Kuinzi. (8 gusht)
Një vendës duke qëndruar në ballkonin e tij, teksa një zjarr i egër përhapej afër fshatit të Vasilikës, në ishullin e Evias, në Greqi. (8 gusht)
Një burrë duke u ndihmuar të ngjitet, teksa zjarri digjte pyllin në fshatin Guves, në ishullin grek të Evias. (8 gusht)
Një vullnetar nga një fshat i afërm duke lagur një pjesë të djegur të një pylli, gjatë një zjarri të egër afër qytezës Kavaklidere, në provincën turke të Muglës. (5 gusht)
Një vullnetar duke kërkuar ndihmë, teksa një zjarr i egër përhapej në fshatin e Galatsonës, në ishullin e Evias, në Greqi. (9 gusht)
Banorët duke pritur pranë detit, teksa një zjarr i egër digjte pyllin në fshatin Gouves, në ishullin e Evias, në Greqi. (8 gusht)
Giorgos Christodoulou duke qëndruar brenda shtëpisë së tij të djegur, pas një zjarri të egër pranë fshatit Drosopigi, në veri të Athinës, në Greqi. (8 gusht)
Njerëzit duke u përpjekur ta shuajnë një zjarr në provincën malore Tizi Ouzu, në lindje të Algjerit, në Algjeri. (10 gusht)
Një burrë duke përdorur një degë peme për ta fikur një zjarr të egër në fshatin Pefki, në ishullin e Evias, në Greqi. (8 gusht)
Banorët duke u larguar bashkë me kafshët e tyre, teksa një zjarr i egër përhapej me shpejtësi në periferinë e Athinës, në Greqi. (7 gusht)
Një burrë, me qentë e tij, duke vrapuar, teksa një zjarr i egër përhapej në fshatin Krioneri, në veri të Athinës, në Greqi. (6 gusht)
Njerëzit duke hipur në një anije për t'u larguar nga fshati Limni, teksa një zjarr i egër përhapej me shpejtësi, në ishullin Evia, në Greqi. (6 gusht)
Një burrë duke qëndruar në traktorin e tij, teksa një zjarr i egër përhapej në fshatin Lasdikas, afër Olimpisë antike, në Greqi. (5 gusht)
Një burrë duke shikuar nga një zjarr i egër që digjte një zonë pyjore në veri të Athinës, në Greqi. (5 gusht)
Një zjarrfikës nga Serbia duke mbajtur një zorrë, teksa kolegët e tij dhe vullnetarët përpiqeshin të shuanin një zjarr të egër në fshatin Galatsona, në ishullin e Evias, në Greqi. (9 gusht)
Një grua duke pushuar në një anije, në portin e fshatit Pefki, teksa një zjarr i egër shkrumbonte ishullin e Evias, në Greqi. (8 gusht)
Një burrë duke luftuar me flakët, teksa zjarri i egër përhapej pranë Agios Stefanosit, në veri të Athinës, në Greqi. (6 gusht)
Një burrë duke ecur brenda një shtëpie të djegur, pas një zjarri të egër në periferi të Athinës, në Greqi. (4 gusht)