Makineria propagandistike e Rusisë shpërndan këngë me IA pro luftës

Your browser doesn’t support HTML5

Rusët që përdorin platformat e muzikës mund të vërejnë se në sugjerimet e tyre po shfaqet një zhanër i ri: këngë të krijuara me inteligjencë artificiale (IA), në mbështetje të ushtrisë ruse dhe luftës në Ukrainë. Një hulumtim i organizatës jofitimprurëse ukrainase Terrecon ka identifikuar afro 1.000 këngë të këtij lloji. Studiuesit thonë se ato synojnë të nxisin ndjenjat patriotike, të ndihmojnë në mobilizimin e rekrutëve të rinj, madje edhe të tërheqin vëmendjen e fëmijëve.