Ukraina ndërton fortifikata për të frenuar hovin e Rusisë

Një strehimore e betontë e ndërtuar si pjesë e sistemit të ri të fortifikatave të Ukrainës u shfaq në media më 11 mars, ndërsa vendndodhja e saktë nuk u bë e ditur por u tha të jetë pranë Zaporizhjas.

Presidenti Volodymyr Zelensky pretendoi se hovi i trupave ruse ishte "ndaluar" pasi vendi i tij nisi ndërtimin e e fortifikimeve mbrojtëse përgjatë afro 1000 kilometrave.

Zelensky, në një intervistë për televizionin francez BFM më 11 mars, tha se Ukraina kishte përmirësuar pozicionin e saj strategjik pavarësisht mungesës së armatimit, por sugjeroi se situata mund të ndryshojë përsëri nëse nuk vijnë furnizime të reja.

Një punëtor duke punuar brenda një strehimoreje betoni.

"Situata është shumë më e mirë se sa ka qenë gjatë tre muajve të fundit", tha Zelensky.

 

"Ndërtimi i tri linjave mbrojtëse është një "detyrë masive, por ritmi është i mirë", tha Zelensky.

Ukraina ka përdorur gjithnjë e më shumë strehimore të parafabrikuara luftarake të bëra nga betoni i përforcuar. Ata u shfaqën për herë të parë në Donbas, në vende si Avdivka dhe Marinka, dhe aktualisht po vendosen në zona ku sulmet ruse janë shumë të mundshme.

Punëtorët duke instaluar një pjesë të një rrethimi masiv prej betoni.

Kryeministri Denys Shmyhal raportoi në janar se Kievi kishte ndarë 466 milionë dollarë për ndërtimin e fortifikimeve, duke e quajtur atë një "shumë rekorde".
 

Para se të instalohen, bëhet inspektimi i pengesave kundërtank në formë piramide, të njohura si "dhëmbët e dragoit".

Wall Street Journal më 7 mars tha se trupat ukrainase po e forcojnë mbrojtjen në pritje të një ofensive ruse në pranverë, megjithëse ka raporte se përparimi nuk është mjaft i shpejtë.
 

Një fortifikatë e ndërtuar së fundmi.

Gati 25 muaj pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, taktikat e stilit të Luftës së Parë Botërore vazhdojnë të dominojnë pamjen.

Zelensky paralajmëroi se ndalimi i forcave ruse do të jetë gjithnjë e më i vështirë nëse ushtria ukrainase nuk furnizohet mjaftueshëm me armatim.

Kievi prezantoi fortifikatat e betonta të ndërtuara së fundmi, të cilat shpreson se do të shtrihen përgjatë 1200 kilometrave. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)