Protesta mbarëkombëtare në Mianmar

Policia përgatitet për të shpërndarë protestuesit, të cilët protestuan më 22 shkurt, në Naypyidaw kundër puçit ushtarak. (Foto nga STR / AFP)

Mijëra protestues u mblodhën afër stacionit hekurudhor në Mandalay të Mianmarit më 22 shkurt. (Foto: AP).

Zyrtarët policorë bëjnë roje pranë Ambasadës amerikane, gjatë protestave kundër grushtit të shtetit në qytetin, Yangon më 22 shkurt, 2021. (Foto: EPA-EFE)

Protestuesit marrin pjesë në protestën në Yangon më 22 shkurt. (Foto nga Ye Aung THU / AFP)

Policia bllokon rrugën, ndërkaq kamionët ushtarak u vendosën pranë Ambasadës amerikane në Yangon më 22 shkurt, 2021. (Foto: AP)

Protestuesit mbajnë pano dhe kërkojnë lirimin e lideres Aung San Suu Kyi gjatë protestës në Yangon më 22 shkurt, 2021. (Foto: EPA-EFE)

Një protestuese ka ndezur një qiri gjatë protestës kundër puçit të mbajtur më 21 shkurt në Yangon, jashtë Ambasadës amerikane. (Foto: AFP)

Makina me trupin e pajetë të protestuesessë vrarë Mya Thwate Thwate Khaing gjatë protestave kundër puçit, niset drejt varrezave, teksa qytetarët përcjellin kortezhin mortor në Naypyidaw më 21 shkurt. (Foto: AFP)

Murgeshat katolike protestojnë kundër puçit ushtarak para Ambasadës kineze në Yangon më 21 shkurt. (Foto: EPA-EFE)

Protestuesit në mbështetje të lideres Aung San Suu Kyi më 21 shkurt, 2021. (Foto: EPA-EFE)

Një protestues në Mandalay më 20 shkurt, teksa në prapavijë shihen autoritetet që përdorin topa uji për të shpërndarë protestuesit. (Foto: EPA-EFE)

Një protestues i plagosur bartet në një autoambulancë, pasi u qëllua nga policia në protestën e mbajtur më 20 shkurt në qytetin Mandalay. (Foto: EPA-EFE)

Protestuesit duke ikur, pasi policia hodhi gaz lotsjellës në protestën e 20 shkurt në qytetin Mandalay. (Foto: EPA-EFE)

Një protestuese në Mandalay më 20 shkurt u plagos në kokë nga forcat e policisë, gjatë protestës kundër puçit. (Foto nga STR / AFP)

Protestuesit mbajnë në duar plumba dhe municion me të cilat policia qëlloi ndaj tyre gjatë protestës së 20 shkurtit në Mandalay. (Foto nga STR / AFP)

Një protestues i lënduar në protestën e 20 shkurtit në Mandalay trajtohet nga punëtorët shëndetësorë. (Foto: EPA-EFE)

Protestuesit bëjnë përshëndetje me tri gishta dhe mbajnë qirinj gjatë ceremonisë përkujtimore për protestuesen e vrarë Mya Thwe Thwe Khaing, e cila vdiq më 19 shkurt, pasi u plagos në kokë me një plumb gome. (Foto: EPA-EFE)

Protestuesit mbajnë pano që kanë mesazhe kundër puçit ushtarak. (Foto:-EPA-EFE)

“Lironi Liderët tanë” është shkruar në Yangon të Miamarit. (Foto: EPA-EFE)

Dhjetëra-mijëra persona në mbarë Minamarin (që njihet edhe si Birmani), kanë vazhduar protestat më 22 shkurt kundër puçit ushtarak, pavarësisht paralajmërimit të juntës ushtarake se do të përdorë forcë vdekjeprurëse për të shtypur protestat. Ky paralajmërim i Juntës vjen pasi në fundjavë tre protestues u qëlluan për vdekje, gjatë ceremonisë mortore të një vajze të re, e cila u vra gjatë protestave paraprake.