Dhjetëra të vdekur gjatë tentimit për të hyrë nga Maroku në Spanjë
Migrantët hynë në Spanjë nga Maroku si përmes rrugës tokësore, ashtu edhe asaj detare. Kjo fotografi shfaq migrantët kthehen në Marok nga enklava spanjolle e Ceutas, më 31 korrik 2026.
Migrantët arrijnë nga Maroku në kufirin me enklavën spanjolle të Ceutas, më 31 korrik 2026.
Një migrante duke dalë nga uji, gjatë kalimeve masive të migrantëve në këmbë dhe përmes detit nga Maroku drejt territorit spanjoll në Ceutas, në Spanjë, më 31 korrik 2026.
Migrantët nga Maroku grumbullohen pranë rrethojës në kufi, teksa ata kalojnë kufirin me Spanjën duke notuar në det. Fotografia është shkrepur në Ceuta, Spanjë, më 31 korrik 2026.
Spanja është pika kryesore e mbërritjes në Evropë për migrantët që kërkojnë mundësi më të mira ekonomike ose që ikin nga dhuna në vendet e tyre të origjinës. Në këtë fotografi shfaqen njerëzit duke qëndruar pranë një autobusi të djegur në anën marokene të kufirit, teksa migrantët presin një mundësi për të kaluar në enklavën spanjolle të Ceutas, më 31 korrik 2026.
Migrantët të grumbulluar pranë automjeteve të djegura teksa presin që të mbërrijnë në enklavën spanjolle të Ceutas, nga ana marokene e kufirit në Fnidek, Marok, më 31 korrik 2026.
Autoritetet në Cueta më herët e lidhën rritjen e numrit të migrantëve me një vendim më herët gjatë korrikut të Gjykatës Supreme të Spanjës, i cili ua ndalon autoriteteve kthimin e menjëhershëm të migrantëve që mbërrijnë përmes rrugëve detare, pa ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj. Vendimi nuk zbatohet për migrantët që hyjnë në Spanjë përmes rrugës tokësore, përfshirë edhe kalimin e rrethojës kufitare. Në fotografi shihet ana marokene e kufirit në Fnidek, më 31 korrik 2026.
Ceuta, në bregun verior të Marokut, është e ndarë nga Spanja përmes Ngushticës së Gjibraltarit dhe prej kohësh ka qenë një pikë qendrore për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë. Në fotografi shihen migrantët që grumbullohen në qytetin maroken Fnidek, ndërsa presin që të kalojnë në enklavën spanjolle më 31 korrik 2026.
Për të arritur në Ceuta, e cila ndodhet në bregun e Afrikës së Veriut, migrantët shpesh notojnë nga qyteti maroken Fnidek, duke përshkuar rreth pesë kilometra për të arritur në territorin spanjoll. Qyteti Fnidek, Marok, më 31 korrik 2026.
Migrantët grumbullohen në qendër të Ceutas, Spanjë, më 31 korrik 2026.
Rreth 49 mijë persona kaluan brenda 24 orëve nga Maroku drejt Ceutas, enklavës të Spanjës, sipas autoriteteve në Madrid. Kjo shkaktoi pakënaqësi të madhe te banorët vendas, ndërsa e detyroi qeverinë e Pedro Sanchezit të dërgonte ushtrinë. Ceuta, Spanjë, më 31 korrik 2026.
Migrantët duke pushuar teksa presin që të nisen drejt enklavën spanjolle. Fnidek, Marok 31 korrik 2026.