Pa tanke, pa karvanë: Moska zvogëlon paradën e përvitshme ushtarake

Your browser doesn’t support HTML5

Rusia ka njoftuar se do ta zvogëlojë paradën e sivjetme për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Organizimi i përvitshëm kremton rolin e sovjetikëve në mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, por këtë 9 maj nuk do të ketë karvanë automjetesh ushtarake. Vendimi u mor pas valëve të sulmeve ukrainase me dronë ndaj Rusisë, teksa ajo po përballet me pushtim në shkallë të gjerë nga Moska. (Përgatiti: Bujar Tërstena)