Ana e shëmtuar e Prishtinës
Kështu duket brendësia e një ndërtese në Prishtinë, e lënë pas dore. Aty shihet një karrige, teksa dyshemeja është e mbuluar me ujë.
Kështu duket ky kompleks nga lart dhe gjendet në afërsi të selisë qendrore të Postës së Kosovës në Prishtinë.
Pavarësisht gjendjes jo të mirë, në këtë kompleks ndërtimi operojnë disa biznese të vogla.
Oriendi shtëpiake dhe gjësende të tjera të vendosura në një nga dyqanet e kompleksit.
Bodrumi i ndërtesës në qendër të Prishtinës.
Grafite në mure dhe mbajtëse të ndryshkura të shkallëve.
Edhe fasada e ndërtesës është e dëmtuar.
Disa qytetarë duke kaluar në një nga korridoret e ndërtesës, ku ka disa dyqane.
Një njësor i vjetër elektrik, me kapak të hapur, që paraqet rrezik për qytetarët.
Në gjendje të mjerueshme gjenden edhe tregjet e gjelbra, si ky që gjendet në pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës. Ky treg gjendet kjo larg institucioneve kryesore të Kosovës, Kuvendit, Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës.
Tregu i gjelbër i Ulpianës. Që një kohë të gjatë, autoritetet kanë premtuar se në të do të investohet dhe do të bëhet një treg modern.