Si e pësoi natyra nga ndryshimet klimatike më 2025

  • Reuters

Era ndezi flakë në Llos Angjellos të Kalifornisë më 7 janar të vitit 2025, periudhë kur u përhapën me të madhe zjarret pyjore në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Flakët duke mbërthyer gjithçka që kishin para vetes në Pasadena të Kalifornisë, më 8 janar 2025.

Një makinë dhe disa lule të mbuluara nga një lëndë për shuarje të zjarreve që u përhapen gjerësisht në Lllos Angjellos të Kalifornisë në janar të vitit 2025.

Ndërtesat e larta mezi janë parë si pasojë e ndotjes së ajrit në Katmandu të Nepalit më 3 prill 2025.

Vullnetaret e komunitetit amish, të angazhuara në një qendër bamirësie, me qëllim të ofrimit të ndihmës për rindërtim të shtëpive dhe bizneseve pas uraganit Helena në Karolinën e Veriut. Fotografi e 7 prillit 2025.

Një kanal uji i tharë në Tintvistëll të Britanisë në maj të vitit 2025. Periudha të gjata pa reshje rezultuan me ulje të niveleve të ujit në rezervuar.

Një burrë duke inspektuar shtëpinë e tij të braktisur, për shkak të përkeqësimit të krizës me ujë në Najaf të Irakut. Fotografi e 28 majit 2025, periudhë kur Iraku e ndalon kultivimin e orizit dhe disa produkteve tjera, për shkak të përkeqësimit të situatës me thatësinë.

Paco Amposta, 90-vjeçar, shihet i emocionuar teksa hap derën e një ekskavatori që e ka përdorur për të pastruar zonën rreth shtëpisë së tij, si pasojë e zjarreve pyjore në Katalonjë të Spanjës më 8 korrik 2025. Disa banorë vazhdojnë të përballen me dëmet. Një biolog i ka thënë agjencisë Reuters se çfarë ka ndodhur në atë zonë ka qenë "e tmerrshme".

Disa njerëz shihen duke u fotografuar afër Statujës së Lirisë në qytetin e Nju Jorkut, mes mjegullës së shkaktuar nga tymi i zjarreve në Kanada. Fotografi e 5 gushtit 2025.

Gratë iraniane duke u lutur për shi pas përkeqësimit të krizës me thatësinë në Teheran. Fotografi e 14 nëntorit 2025.

Në këtë pamje me dron shihet një burrë duke kaluar nëpër një rrugë me baltë, jo larg makinave që i ka grumbulluar trajfuni Kalmaegi në Filipine. Fotografi e 5 nëntorit 2025.

Në këtë pamje me dron shihen disa njerëz duke ecur në një rajon të vërshuar nga reshjet në Songhla të Tajlandës. Fotografi e 23 nëntorit 2025.

Edhe këtë vit bota u përball me zjarre, vërshime, erëra të fuqishme dhe thatësi të mëdha. Pavarësisht paralajmërimeve të shkencëtarëve për ngrohje globale, duket se pak po bëhet në luftimin e këtij fenomeni të rrezikshëm. (Përgatiti: Krenare Cubolli)