Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi në finale, në kategorinë deri në 57 kilogramë e mposhti francezen, Sarah-Léonie Cysique.
Kjo është medalje e dytë e artë që Kosova ka fituar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Lexoni edhe këtë: Xhudistja Distria Krasniqi fiton medalje të artë olimpikeFederata Ndërkombëtare e Xhudos ka thënë se me fitoren e Gjakovës, Kosova ka vazhduar trendin e mirë të fitores së medaljeve të arta në këtë sport në Lojërat Olimpike.
“Trendi legjendar vazhdon për ekipin e femrave të Kosovës, teksa Nora Gjakova fiton medaljen e tretë të Kosovës në Lojërat Olimpike – që të tria në xhudo”, thuhet në një postim të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
Nora Gjakova - Olympic champion 🥇The legendary trend continues for the Kosovan women’s team, as Nora takes Kosovo’s third medal EVER for Kosovo at the Olympic Games - all three for judo! 🥇🥇🥇#Tokyo2020 #Judo #Olympics @olympics @tokyo2020 #UnitedByEmotion pic.twitter.com/0OQPNclQEK
— Judo (@Judo) July 26, 2021
Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike. Në Rio më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e artë.
Kosovën në Lojërat Olimpike sivjet e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte.
Ky organizim është shtyrë nga viti 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit.