Skenat e operacionit vdekjeprurës në Bregun Perëndimor

Disa palestinezë duke u përleshur me forcat izraelite, pas një operacioni të ushtrisë së Izraelit, në qytetin e Xheninit, në Bregun Perëndimor, më 26 janar 2023.

Përleshjet mes palestinezëve dhe forcave izraelite, në një lagje të Xheninit.

Demonstrues të maskuar palestinezë duke djegur goma, në protestë pas operacionit vdekjeprurës izraelit.

Një banor i Xheninit duke mbajtur në dorë një flamur palestinez, gjatë një proteste kundër operacionit izraelit.

Një palestinez duke hedhur gurë gjatë përleshjeve me trupat izraelite, teksa ato zhvillonin një operacion në Xhenin.

Palestinezët duke reaguar teksa një autoambulancë lëvizte mes përleshjeve me trupat izraelite.

Automjetet ushtarake izraelite në një lagje në Xhenin, gjatë përleshjeve me palestinezët.

Konfrontimet mes palestinezëve dhe forcave izraelite në Xhenin.

Palestinezët duke hedhur gurë ndaj një buldozeri të ushtrisë izraelite, gjatë konftrontimeve në Bregun Perëndimor.

Shtëpi të dëmtuara nga operacioni izraelit në Xhenin.

Palestinezët duke inspektuar një shtëpi të dëmtuar nga operacioni i forcave izraelite.

Palestinezët duke inspektuar vetura të përmbysura pas operacionit të Izraelit.

Një shtëpi e dëmtuar nga operacioni në Xhenin.

Palestinezët duke inspektuar dëmet në një lagje të Xheninit, pas operacionit izraelit.

Një pjesëtar i armatosur i Hamasit gjatë pjesëmarrjes në funeralin e palestinezëve të vrarë nga operacioni izraelit.

Një pjesëtar i armatosur i Brigdadës së Xheninit duke marrë pjesë në funeralin e palestinezëve që humbën jetën gjatë operacionit të ushtrisë izraelite.

Militantë të armatosur mes qytetarëve në Xhenin, gjatë funeralit të palestinezëve të vrarë nga operacioni izraelit.

Pamje nga lart e funeralit të palestinezëve të vrarë në Xhenin pas operacionit izraelit.

Pjesëmarrësit në një funeral duke u falur para trupave të pajetë të palestinezëve të vrarë nga operacioni izraelit.

Një burrë palestinez duke vajtuar vdekjen e njërës ndër nëntë viktimat e operacionit izraelit në Xhenin.