“U vra këtu”: Pensionisti në Donbas humb familjen gjatë një sulmi rus me dronë
Your browser doesn’t support HTML5
Një i moshuar ukrainas po përballet me tragjedinë e humbjes së gruas dhe djalit gjatë një sulmi rus me dronë, që goditi shtëpinë e tij në qershor të vitit 2025. Mykola Meleshko ishte në gjumë kur dronët sulmuan shtëpinë e tij, duke e shkatërruar një pjesë të madhe të saj. Ai tani shpreson se ndonjë familje mund ta strehojë, pasi me vështirësi po përballon humbjen e familjarëve të tij. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)