Pamje nga vërshimet në Australi

Një veturë e përmbytur nga shirat, Uindsor, Sidnej, më 5 korrik 2022. 

Shtëpitë dhe rrugët janë vërshuar nga uji pas daljes nga shtrati të lumit Hawkesbury në Uindsor, Australi, 4 korrik 2022.

Një grua duke ecur nëpër ujë nga përmbytjet para një hyrjes së një banese në Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.

Ekipet e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave (SES) në periferi të Uindsorit, Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.

Një banore përpiqet t'i shpëtojë gjërat nga uji që përmbyti shtëpinë e saj, Sidnei, Australi, 5 korrik 2022. 

Banorët shikojnë përmbytjen e një rruge banimi pas shirave të dendur në Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.

Ura në Uindsor e përmbytur pas shirave të dendur në Australi, 5 korrik 2022.

Përmbytja e urës në Uindsor...

Shtëpi e përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Sidnej, Australi, 5 korrik 2022.  

Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)