A mund të jetë gjaku i të shëruarve ilaç për pacientët me COVID-19?

Your browser doesn’t support HTML5

Transfuzioni i antitrupave nga të shëruarit te pacientët e sëmurë, krijon atë që njihet si imunitet pasiv, duke i ndihmuar ata të luftojnë infeksionin. Kjo është një metodë e paprovuar për të luftuar koronavirusin - por nuk është e re për mjekësinë. Ajo ishte përdorur gjatë pandemisë së vitit 1918, por edhe më herët, kundër sëmundjes së difterisë. (Përgatiti: Kestrin Kumnova)