Rrjedhja e pluhurit radioaktiv nga Çernobili do të ishte “katastofike”, paralajmërojnë ekspertët

Your browser doesn’t support HTML5

Teksa Ukraina po përgatitet për të shënuar 40-vjetorin e katastrofës bërthamore të Çernobilit, një raport i ri nga lëvizja globale Greenpeace paralajmëron që nëse nuk riparohet plotësisht streha mbrojtëse rreth centralit bërthamor, atëherë bota mund të përballet me rrjedhje “katastrofike” të pluhurit radioaktiv. Një dron rus e pati shpuar një vrimë në mburojën e jashtme të centralit më 2025. Sulmet afër centralit rezultojnë me dridhje që mund të çojnë në shembje shumë të rrezikshme të sarkofagut që i mbulon mbetjet bërthamore. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)