Policia kundër dronëve e Ukrainës mbron Kramatorskun

Your browser doesn’t support HTML5

Një ekip i Radios Evropa e Lirë iu bashkua patrullës së një njësie të posaçme të policisë ukrainase kundër dronëve, që operon në periferi të Kramatorskut - një qytet në vijën e frontit në rajonin e Donjeckut. Oficerët përdorin sisteme për zbulimin e dronëve dhe pajisje mbrojtëse për të neutralizuar dronët rusë FPV, para se ata të godasin rrugët logjistike, infrastrukturën dhe zonat civile brenda qytetit. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti )