Në pragun e NATO-s: Pikat kufitare që po goditen përgjatë kufijve të Ukrainës

Një hartë që tregon sulmet që kanë goditur pikëkalimet kufitare përgjatë kufirit perëndimor të Ukrainës që nga fundi i gushtit.

Një kamion i djegur ndodhet pranë kraterit të krijuar nga një dron që shpërtheu 800 metra larg pikës kufitare Jahodin të Ukrainës me Poloninë, më 13 shtator. Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur një tjetër dron e goditi një tren udhëtarësh që udhëtonte drejt Varshavës, në një stacion hekurudhor ukrainas aty pranë.

Pika kufitare Starokozaçe e Ukrainës, në kufi me Moldavinë, e fotografuar më 9 shtator, pas një vargu sulmesh me dronë rusë ndaj objektit. Dy persona u vranë në sulm.

Rusia pretendoi se kishte shënjestruar “objekte logjistike” në pikën kufitare, të cilat përdoreshin për “dërgimin e ngarkesave ushtarake në territorin e Ukrainës”.

Pika kufitare Orllivka e Ukrainës, pas një sulmi me dronë më 1 shtator. Kjo pikë kufitare të çon te një traget për automjete që lidh Rumaninë dhe Ukrainën përmes lumit Danub. Sipas raportimeve, pika u godit sërish më 6 shtator.

Dëmet në pikën kufitare Tabaki, mes Moldavisë dhe Ukrainës, të fotografuara më 21 gusht. Policia kufitare ukrainase thotë se objekti u godit në një sulm me dronë rusë. Një ditë para sulmit, autoritetet në Kishinjev raportuan për shpërthimin e një droni në territorin moldav, pranë kufirit të vendit me Ukrainën.

Motori i një droni sulmues, i parë mes rrënojave në pikën kufitare Tabaki më 21 gusht.

Kryeministri polak, Donald Tusk, paralajmëroi më 13 shtator se “javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë një periudhë e veprimeve shumë intensive nga pala ruse”.

Ai shtoi se të dhënat e inteligjencës sugjerojnë se Moska do të “përpiqet të pengojë, paralizojë dhe ndoshta edhe të shkatërrojë pikat kufitare të Ukrainës”.

Një sulm me dronë rusë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë më 13 shtator ishte sulmi më i fundit në një sërs sulmesh ndaj pikave kufitare në perëndim të Ukrainës gjatë ditëve të fundit.