Presidenti izraelit kërkon që Irani “të goditet fort” teksa sulmet vazhdojnë në të dyja anët

Your browser doesn’t support HTML5

Shkëmbimi i zjarrit ndërmjet Iranit dhe Izraelit vazhdoi edhe gjatë 12 marsit, teksa sulmet goditën edhe ndërtesa civile në pjesën qendrore të Izraelit, ndërsa ushtria e tij pohoi se ka goditur pika kontrolli të milicisë Basixh në Teheran. Presidenti izraelit, Isaac Herzog, i tha Radios Evropa e Lirë se vendi i tij synon të vazhdojë fushatën intensive për “heqjen e kapaciteteve [të Iranit]” për të zhvilluar luftë. (Përgatiti: Bujar Tërstena)